back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditEkstradohet nga Gjermania në Kosovë personi i kërkuar për vjedhje të rëndë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë personi i kërkuar për vjedhje të rëndë

Të ngjajshme

Kadrije Lika Troni e VV-së, figura më e votuar grua në Kaçanik!

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, asambleistja Kadrije Lika...

Shtyhet sërish seanca për të akuzuarit në rastin “Banjska” – mungon dëshmitarja serbe

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska” është...

Kush e fitoi Golden Voucher tek Kastrati në lojën “MBUSHE 15, FITO 15”?

Gjatë ditës së djeshme, në pikën e KASTRATI në...

Endrick pritet të largohet nga Reali gjatë janarit

Sulmuesi i ri brazilian, Endrick pritet të largohet nga...

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses ekstradimin e një personi të kërkuar nga shteti i Gjermanisë në Republikën e Kosovës.

Njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, mbrëmë ka bërë pranim-dorëzimin e shtetasit L. M., mashkull, 27 vjeç, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Personi i ekstraduar ishte subjekt i një urdhërese gjyqësore për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, për të cilën është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim. Pas përfundimit të procedurave ligjore, ai është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Operacioni është përmbyllur pa incidente dhe është zhvilluar në përputhje të plotë me standardet profesionale dhe ligjore.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë me përkushtim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe angazhimin për zbatimin e ligjit, me qëllim forcimin e sigurisë publike dhe sundimit të drejtësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz