back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBehrami: Haxhiu refuzon kërkesat e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim...

Behrami: Haxhiu refuzon kërkesat e Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”

Të ngjajshme

Kryeministri kanadez: Netanyahu do të arrestohet, sapo të futet në territorin tonë

Kryeministri kanadez Mark Carney deklaroi se Kanadaja do të...

Policia serbe bastis shtëpinë në Tërnoc të ish-ushtarit të UÇPMB-së

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit...

Aeroporti i Prishtinës zhvillon ushtrim emergjence në shkallë të plotë

Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës do të organizojë një...

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, akuzoi ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për refuzimin e kërkesave të Fondacionit “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.

“Tash e disa herë, Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ka bërë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për financimin e mbrojtjes së Presidentit Thaçi, e cila përballet me Prokurorinë e Gjykatës Speciale me buxhet miliardësh!

Albulena Haxhiu i ka refuzuar të gjitha kërkesat.

Derisa, ky ekonomisti, i konvertuar përkohësisht në jurist, Hekuran Murati, nuk kish haber për këto kërkesa.

Pse me pasë?

UÇK-ja, në botëkuptimin e Hekuranit dhe VV-së, edhe ashtu është një organizatë mercenarësh!

Këta okupues të institucioneve, kur është fjala për familjarët e Fitore Pacollit, janë shumë zemërgjerë.

Dhe shumë aktivë për të amnistuar Martinat, Nagipat dhe oligarkë të tjerë.

Për UÇK-në nuk kanë para! Madje as fjalë të mira.

Edhe atë në fazën më të rëndësishme të procesit, kur dëshmitarët e mbrojtjes do të jenë përcaktues për fitoren e krerëve të UÇK-së.

Por, nashtë!

Mirë që gjërat dalëngadalë po bëhen të qarta.

Lirisht zhvishni kostumet me stemë të Republikës së Kosovës dhe vishni ato të Gjykatës Speciale.

Me dhe pa mbështetje, ju dhe Gjykata Speciale betejën për ndërrim të historisë keni me humbë!”, shkroi në Facebook, Behrami.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz