back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“The Malaysyan Reserve” për vizitën e Ahmetit në Kuala Lumpur – diskutime...

“The Malaysyan Reserve” për vizitën e Ahmetit në Kuala Lumpur – diskutime për bashkëpunim edhe në “industrinë hallall”

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Zëvendësministri i Jashtëm dhe i Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, po zhvillon një vizitë dyditore pune në Malajzi që nis të enjten, me synim thellimin e lidhjeve dypalëshe dhe eksplorimin e fushave të reja të bashkëpunimit.

Në një deklaratë të enjten, Ministria e Jashtme e Malajzisë tha se vizita është vazhdim i vizitës zyrtare të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Malajzi në fillim të majit të këtij viti.

Ahmeti pritet të takohet me zëvendësministrin e Jashtëm Datuk Mohamad Alamin, i cili gjithashtu do të organizojë një drekë në nder të tij.

“Të dyja palët pritet të zhvillojnë diskutime mbi tregtinë dhe investimet, financat islame, industrinë hallall dhe turizmin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, shkruan “The Malaysyan Reserve”.

Dy zëvendësministrat gjithashtu do të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështje rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët, thuhet më tej.

Gjatë vizitës, Ahmeti pritet gjithashtu të zhvillojë diskutime me Korporatën për Zhvillimin Hallall (HDC) për të eksploruar bashkëpunime të mundshme në sektorin hallall, shkruan media malajziase.

Në vitin 2024, tregtia dypalëshe totale ndërmjet Malajzisë dhe Kosovës arriti në 28.55 milionë, duke përfshirë 25.92 milionë në eksporte nga Malajzia dhe 2.63 milionë në importe nga Kosova.

Eksportet kryesore nga Malajzia përfshijnë vajin e palmës, produkte elektrike dhe elektronike, dhe mallra të prodhuara, ndërsa importet nga Kosova përbëhen kryesisht nga lëndë të para dhe gurë gjysmë të çmuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz