back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKrasniqi: VV-ja e ka kthyer Kuvendin në një cirk, nuk njeh as...

Krasniqi: VV-ja e ka kthyer Kuvendin në një cirk, nuk njeh as Kushtetutën, as Ligjet

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se Vetëvendosje e ka kthyer Kuvendin në një cirk.

Sipas tij, VV-ja nuk njeh as Kushtetutën, as Ligjet dhe se sipas tij, ata që dikur e mohonin shtetin, sot sillen sikur janë mbi shtetin.

“Ata që dikur e dëmtuan Kuvendin, që e ndalën fjalën e lirë me mjete të dhunshme, janë po të njëjtit që sot nuk respektojnë as rregulloren, as rendin dhe as dinjitetin e Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosje e ka kthyer Kuvendin në një cirk. Nuk njeh as Kushtetutën, as ligjet. Ata që dikur e mohonin shtetin, sot sillen sikur janë mbi shtetin. Ata që dikur e kundërshtonin pavarësinë, sot sillen sikur janë të vetmit mbrojtës të saj”, ka shkruar ai.

Krasniqi tha se gjuha e tyre është nxitëse e urrejtjes dhe përçarjes në një kohë kur siç tha ai, vendit i duhet më shumë se kurrë bashkimi.

“Në vend të debatit ofrojnë propagandë. Në vend të unitetit mbjellin përçarje. Gjuha e tyre është nxitëse e urrejtjes dhe përçarjes në një kohë kur vendit i duhet më shumë se kurrë bashkimi. Çështja se kush është me Serbinë nuk është më temë. Kjo histori u mbyll në vitin 1999. Populli e di mirë kush e solli lirinë, kush e ndërtoi shtetin dhe kush kontribuoi në të gjitha etapat e shtetndërtimit”.

“Sot, qytetarët e Kosovës ballafaqohen me sfida të mëdha në ekonomi, arsim, shëndetësi e mirëqenie sociale. Por Vetëvendosje nuk ka as program, as vizion, as zgjidhje. Ka vetëm fjalë boshe, propagandë dhe degradim të jetës së qytetarëve. Qytetarët nuk duhet të bien më pre e mashtrimeve. Është koha për kthjellje. Është koha të mendojmë seriozisht për vendin, për të ardhmen dhe për mirëqenien e brezave që po vijnë”, ka shkruar tutje Krasniqi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz