back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRaportohet se është zhdukur nga radari aeroplani rus me rreth 50 pasagjerë

Raportohet se është zhdukur nga radari aeroplani rus me rreth 50 pasagjerë

Të ngjajshme

Kontrolli rus i trafikut ajror ka njoftuar se ka humbur kontaktin me aeroplanin e pasagjerëve An-24 që transportonte rreth 50 persona, raporton Reuters, duke cituar burime ruse.

Sipas informacioneve, avioni i operuar nga linja ajrore Angara ishte në një fluturim për në qytetin Tynda, në rajonin Amur në lindjen e largët të Rusisë, përgjatë kufirit me Kinën.

Besohet se avioni është zhdukur vetëm disa kilometra larg destinacionit të tij.

Guvernatori i rajonit, Vasilij Orlov, tha se sipas të dhënave paraprake, në aeroplan kishte edhe fëmijë. “Të gjitha forcat dhe burimet e disponueshme janë dërguar për të kërkuar aeroplanin”, shkroi ai në Telegram.

- Advertisement -

Të Fundit