back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPërleshje mes disa personave në Prishtinë, lëndohet një person

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, lëndohet një person

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar pasditen e së mërkurës në “Rrethin e Flamurit” në Prishtinë, rreth orës 17:46. Të përfshirë në incident janë një shtetas kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Sipas raportit të policisë, si pasojë e përleshjes një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të prokurorit, i dyshuari kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se tre të dyshuar meshkuj, një kosovar dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, njeri prej tyre pëson lëndime trupore dhe dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz