back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSveçla: Serbia po manipulon me rastin pronësor në veri, gënjeshtra është interes...

Sveçla: Serbia po manipulon me rastin pronësor në veri, gënjeshtra është interes nacional serb

Të ngjajshme

Siguria në futboll, FFK-ja shpërndan defibrilatorë modernë për klubet

Federata e Futbollit e Kosovës, në kuadër të një...

Aksident në Podujevë, përplaset kamiioni me një makinë (Pamje)

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në...

Policia jep detaje rreth helmimit të disa nxënësve në Pejë

Më herët, IndeksOnline raportoi se dhjetëra nxënës të shkollës...

U shua pas konfliktit për një kafe në lokal, del FOTO-ja e Aranit Kurti

Ky është 23-vjeçari Aranit Kurti, i cili mbeti i...

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës, duke i cilësuar ato si pjesë e një fushate të rrezikshme dezinformimi të udhëhequr nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Sveçla ka shpërndarë reagimin zyrtar të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), e cila sqaroi se prona e përmendur nga zyrtarët serbë, që i përket familjes Shipolli, është njohur ligjërisht që në vitin 2005 dhe se çdo veprim i agjencisë është në përputhje me vendimet përfundimtare të institucioneve të drejtësisë.

Në postimin e tij, ministri Sveçla ka thënë se Serbia po përpiqet të manipulojë opinionin përmes gënjeshtrave të fabrikuara dhe ka bërë një krahasim të fortë me një nga figurat ideologjike më të njohura të nacionalizmit serb:

“Ashtu siç ka deklaruar njëri nga ideologët dhe frymëzuesit kryesorë të krimeve serbe në fund të shekullit të kaluar, Dobrica Çosiq – se gënjeshtra është interes nacional serb – Vuçiq dhe shpura e tij po mundohen me përpikëri t’i qëndrojnë kësaj”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai thekson se në Republikën e Kosovës nuk do të mbizotërojë dezinformimi, por ligjshmëria.

“Por kot e kanë. Në Republikën tonë, jo vetëm e vërteta, por edhe rendi e sundimi i ligjit do të mbizotërojnë kurdo dhe kudo”, ka shkruar tutje ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz