BallinaLajmeLajmet e FunditÇitaku për Musliun: Ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend, sulmet...

Çitaku për Musliun: Ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend, sulmet ndaj saj tregojnë panik

Të ngjajshme

Udinese po e “çmonton” Milanin, shënon dhe të tretin

Udinese ka shënuar edhe të tretin ndaj Milanit. Është përsëri...

Gjesti shikon videot me Eglin, “kujton” të kaluarën (Foto)

Këngëtari i njohur, Gjesti nuk është se po tregohet...

Sabrina Carpenter dominon Coachella-n me spektakël teatror

Këngëtarja amerikane Sabrina Carpenter e shndërroi skenën e Coachella-s...

Nait Hasani për presidentin: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

Deputet i PDK-së, Nait Hasani në Info Magazina në...

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar veprimin e sotëm të deputetes Ganimete Musliu, në Kuvendin e Kosovës.

Ajo u shpreh se Musliu s’ka bërë asgjë tjetër, veçse sipas saj, e ka ushtruar të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.

Çitaku tha se sulmet ndaj saj, tregojnë jo vetëm panik, por edhe vetëdije të mjerë politike.

“Ganimete Musliu, deputete e zgjedhur e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk bëri as më shumë e as më pak, veçse e ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend. Sulmet e ulëta ndaj saj nuk tregojnë vetëm panik, por edhe një vetëdije të mjerë politike”.

“Gjuha fyese dhe denigruese, mjet i përhershëm i Vetëvendosjes dhe eksponentëve të saj, synon të linçojë këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. Por, PDK nuk i nënshtrohet askujt. Dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet”, u shpreh tutje Çitaku në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz