back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHetuesit e krimeve ekonomike ‘zbarkojnë’ në Gjakovë, katër të arrestuar

Hetuesit e krimeve ekonomike ‘zbarkojnë’ në Gjakovë, katër të arrestuar

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Katër persona janë prangosur sot gjatë një aksioni të hetuesve të krimeve ekonomike të zhvilluar në Gjakovë.

Zyrtarët komunalë, u arrestuan nën dyshimin për vepren penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, tha se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia e Kosovës, konkretisht hetues kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga zyrtarë komunalë në Gjakovë. Katër persona të dyshuar janë intervistuar dhe ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Hetimet po vazhdojnë në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, tha Hoxha

“Pas një mori veprimesh hetimore, të kryera në koordinim me prokurorin e shtetit, janë siguruar dëshmi që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se katër të dyshuar (dy meshkuj dhe dy femra) nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Gjakovës, dyshohet se me veprimet e tyre në vitet 2018 dhe 2019, kanë lëshuar kundërligjshëm pëlqimet dhe vendimet për parcelizimin dhe bartjen e pronave tek personat e tretë, pa dijeninë dhe autorizimin e pronarëve legjitimë”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz