back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​Motra e Pedro Pascal tregon për lidhjen e fuqishme që ka me...

​Motra e Pedro Pascal tregon për lidhjen e fuqishme që ka me vëllain

Të ngjajshme

Mikroplastikat e paketimit të ushqimeve rrisin rrezikun për kancer e depresion

Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika...

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet...

Pedro Pascal dhe Lux Pascal kanë një marrëdhënie të jashtëzakonshme.

Gjatë premierës së Fantastic Four: The First Steps në Los Anxhelos, Lux ndau disa fjalë për lidhjen e ngushtë me vëllain e saj. Ajo theksoi se ata mbrojnë shumë njëri-tjetrin: “Ai më mbron shumë, por unë gjithashtu e mbroj”, sipas E! News.

Lux shtoi se, edhe kur jetonin në kontinente të ndryshme, Pedro ka qenë gjithmonë aty për të, duke e bërë çdo moment të veçantë kur ai vizitonte në Kil.

“Ka një personalitet shumë të fuqishëm, gjithmonë është më i këndshmi për t’u rrethuar”, tha ajo. Përsa i përket mundësisë për të aktruar së bashku, Lux theksoi se do të ishte e hapur për këtë, por gjithçka varet nga orari i Pedro.

Në premierë, lidhja mes vëllezërve ishte e dukshme, kur Pedro e ndihmoi të rregullonte fustanin. Ata pozuan së bashku, me Lux që dukej mahnitëse në një fustan të zi dhe Pedro elegant në xhaketë të bardhë dhe shall me pika.

“Ai është i jashtëzakonshëm sepse tregon gjithë njerëzimin e tij. Mësimi që kam marrë prej tij është të mos fsheh atë që jam”, tha Lux.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz