back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKomuna e Prishtinës vendos që banesat për familjet e dëshmorëve të jepen...

Komuna e Prishtinës vendos që banesat për familjet e dëshmorëve të jepen në shfrytëzim për 99 vjet

Të ngjajshme

Klopp s’e përjashton mundësinë të kthehet te Liverpooli

Jurgen Klopp së fundi u shfaq në podkastin “Diary...

Një tribunal që ka humbur rrugën

Shkruan: Daniel Serwer Dje kalova 40 minutat e mia të...

Pornografia, ndikimi tek adoleshentët dhe të rriturit

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, ekspert i shëndetësisë Në kohën...

Kryetari i Prishtinës ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendimin që banesat komunale të ndara për familjet e dëshmorëve të jepen në shfrytëzim për 99 vjet.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se vendimi për zgjatjen e afatit për shfrytëzim të këtyre banesave është marrë që këto familje përveç strehimit të kenë siguri afatgjate.

Sot, si Kryetar i Prishtinës, kam nënshkruar vendimin që banesat komunale të ndara për familjet e dëshmorëve të Republikës, të jepen për shfrytëzim për 99 vjet.

“Kjo është një vazhdimësi e një vendimi të nisur vite më parë e miratuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës, kur këto banesa banimi janë ndarë për periudha të shkurtra kohore. Ne kemi vlerësuar se është koha që këto familje të kenë jo vetëm strehë, por siguri të plotë e AFATGJATË. Ky nuk është akt favori, por një hap institucional drejt drejtësisë dhe kujtesës kolektive. Prishtina u detyrohet familjeve të dëshmorëve jo vetëm nderim moral, por edhe trajtim dinjitoz dhe të qëndrueshëm. Mirënjohje e thellë për familjet që kanë dhënë më të shtrenjtën për lirinë që sot e jetojmë të gjithë”, ka shkruar Rama në Facebook./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz