back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditJose Mourinho e ‘zgjedh’ fituesin e tij të Topit të Artë, nuk...

Jose Mourinho e ‘zgjedh’ fituesin e tij të Topit të Artë, nuk është as Dembele e as Yamal

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Trajneri legjendar José Mourinho nuk kishte asnjë dyshim kur u pyet se kush duhet ta fitojë Topin e Artë – dhe nuk është as Ousmane Dembélé, e as Lamine Yamal.

Pasi shënoi 35 gola dhe dha 16 asistime në 53 ndeshje për PSG-në sezonin e kaluar, Dembélé shihet gjerësisht si favorit për këtë çmim prestigjioz individual.

Skuadra e Luis Enrique fitoi bindshëm tripletën, para se të mposhtej në finalen e Kupës së Botës për Klube nga një Chelsea i udhëhequr nga Cole Palmer.

Rivali më i madh i Dembélés për çmimin pritet të jetë sensacioni 18-vjeçar spanjoll, Lamine Yamal.

Sulmuesi i Barcelonës e mbylli sezonin me 18 gola dhe 25 asistime, ndërsa katalanasit fituan La Ligën dhe Kupën e Mbretit. Por skuadra e Hansi Flick nuk arriti sukses në Evropë, duke u eliminuar në një gjysmëfinale dramatike të Ligës së Kampionëve nga Interi.

Megjithëse të dy lojtarët patën sezone tejet të suksesshme, Mourinho nuk beson se ndonjëri prej tyre e meriton Topin e Artë.

Në një intervistë për Canal 11, trajneri portugez tha se çmimi duhet t’i takojë një lojtari që ka fituar Ligën e Kampionëve – duke përjashtuar kështu Yamalin nga gara.

Mourinho deklaroi: “Futbolli, sado që ne duam t’i bëjmë lojtarët apo trajnerët persona të veçantë, për mua mbetet gjithmonë një lojë ekipi. Dhe për mua, çdo çmim individual duhet të ketë gjithmonë lidhje të drejtpërdrejtë me titujt”.

Por në vend se të mbështesë Dembélén, ai beson se çmimin duhet ta fitojë ose Nuno Mendes ose Vitinha.

Ai shtoi: “I dua të dy, nuk mund të bëj dallimin mes tyre. E vetmja gjë që mund të them është se ka ende pak mesfushorë të mirë, dhe tani edhe mbrojtës të majtë si ata. Do të më pëlqente që njëri prej tyre ta fitonte, natyrisht, por pastaj Jorge Mendes do të mërzitet me mua sepse ai mendon se vetëm Yamal, lojtari i tij, duhet të fitojë”.

Ish-trajneri i Chelseat, Manchester United dhe Tottenhamit aktualisht është në krye të klubit turk Fenerbahçe.

Sezonin e kaluar, ata përfunduan të dytët në Superligën turke, 11 pikë pas rivalëve të përjetshëm Galatasaray.

Por kjo nuk e ndaloi 62-vjeçarin që të bëhej sërish lajm, përfshirë një karton të kuq në barazimin 1-1 kundër Manchester United në Europa League.

Ceremonia e këtij viti për Topin e Artë do të mbahet më 22 shtator në Paris – një muaj më herët se viti i kaluar, kur Rodri i Manchester City-t mposhti Vinicius Jr të Real Madridit për ta fituar çmimin.

Megjithëse Dembélé dhe Yamal janë favoritët kryesorë për çmimin, dy yjet portugezë të PSG-së mund ta përmbysin çdo parashikim./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz