back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohen sot dy burra në Vushtrri për një vjedhje që ndodhi gjatë...

Arrestohen sot dy burra në Vushtrri për një vjedhje që ndodhi gjatë marsit  

Të ngjajshme

FSK përfundon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Jezhnicës

Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)...

Vidhen stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro në Ferizaj

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen...

Ja nga sa ulëse kanë siguruar partitë në Kuvendin e Prishtinës

Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP, ka analizuar...

Rasti Banjska, tre të akuzuarit sillen në sallën e gjyqit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot kanë dal para...

Dështoi marrëveshja me Mancinin, Nottinghami gati të emërojë trajnerin e njohur

Skuadra angleze, Nottingham Forest po kërkon një trajner të...

M. M.,42., vjeçar  dhe E. Xh., 44 vjeçar janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Ata dy dyshohen se kishin vjedhur një shtëpi në rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri gjatë marsit të këtij viti.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për veprën penale  ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar muaj më parë Vushtrri”, ka thënë policia.

Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, policia tha se hetuesit policorë gjatë  ditës  së  sotme kanë  realizuar bastisje në dy lokacione në Vushtrri  “me ç’ rast kanë arrestuar dy të dyshuarit M. M.,42., vjeçar,  dhe E. Xh., 44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të njëjtit dyshohen për veprën penale “vjedhje e rëndë” të ndodhur me datën 23 mars 2025,  ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi në  rrugën “Skënderbeu” në Vushtrri”. 

Pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarve me aktvendim të  prokurorit u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz