BallinaLajmeLajmet e FunditLimaj: Kemi pasur disa takime me Kurtin, opsionet janë në tavolinë –...

Limaj: Kemi pasur disa takime me Kurtin, opsionet janë në tavolinë – Nuk e japim kontributin për zgjidhje gjysmake, që do të shkaktonin zgjedhje pastaj

Të ngjajshme

Gjermania fiton miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës

Gjermania ka fituar miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës. Në stadiumin ”St....

Hoti kërkon tërheqjen e materialeve për masakrat: Faktet janë gabim, cenojnë të vërtetën historike

Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare,Andin...

Leon Thomas dhe rruga drejt majës së R&B

Ylli në ngjitje i R&B, Leon Thomas, po jeton...

“Hajni ndër vite”, Sejdiu flet për problemin e njehsorëve të KEDS-it

Çështja e njehsorëve të energjisë elektrike, e cila ditëve...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj pas tentimit numër 51 për konstituimin e Kuvendit ka folur para mediave.

Ai komentoi veprimin e presidentes për t’iu drejtuar përsëri Gjykatës Kushtetuese.

“Unë besoj nga dje është një situatë tjetër. Mendoj që kërkesa e presidentes drejtuar gjykatës në këtë situatë e ndihmon procesin, edhe aktualisht për konstituimin e Kuvendit por edhe për të ardhmen.”

“Ne jemi dëshimitarë që rregullorja dhe infrastruktura ligjore ka lënë zbrazëtira dhe si rezultat i kemi këto situata që i kemi. “

“Veprimi i presidentes do të ndihmoj të qartësoj për të ardhmen, edhe për gjendjen e tanishme. Mendoj se është në interesin e partive që të pritet vendimi i gjykatës, në dy drejtimet, nëse do ketë masë të përkohshme apo jo.”, tha fillimisht ai.

Tutje, Limaj tha se Nisma nuk do të jap kontributin e saj për zgjidhje parciale, që mund të shkaktojnë zgjedhje.

“Qëndrimi i Nismës është që ne nuk besojmë në zgjidhej parciale, ne duam një shumicë qeverisëse, e cila konstituon Kuvendin dhe edhe e formon qeverinë. Nisma nuk do të kontribuoj në zgjidhje gjysmake që pastaj do të shkaktonin zgjedhje. Nëse shkohet në konstituimin e Kuvendit pa pasur një shumicë, mund të kemi zgjedhje të parakohshme.”

“Nisma nuk jep kontributin e saj në zgjidhje të tilla që nuk zgjidhin çështje apo që nuk i krijojn institucionet. Kemi thënë nga fillimi që Nisma do të ndihmoj në zhbllokimin e situatës, aq sa ka mundësi, të ndihmoj në gjetjen e zgjidhjeve për konstituimin e Kuvendit.”, shtoi ai.

I pari i Nismës pastaj foli për takimet e Kurtin

“Kemi pasur disa takime me Kurtin, në tavolinë i kemi opsionet edhe nga VV edhe nga Nisma.”, tha ai./lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz