back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPeci e sheh pozitive kërkesën e Osmanit në Kushtetuese, pret që kjo...

Peci e sheh pozitive kërkesën e Osmanit në Kushtetuese, pret që kjo javë të sjell rezultat: Oferta e Kurtit për Nismën ka qenë disa pozicione

Të ngjajshme

Musliu: Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës Nebojsha Pavkoviq

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj...

​KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se është në...

MPB: 11 persona të arrestuar për incidente gjatë ditës së zgjedhjeve

Gjithsej 11 persona janë privuar nga liria gjatë ditës...

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci para se të filloj seanca e 51-të për konstituimin e Kuvendit.

Ai ka folur në lidhje me kërkesën që ka dorëzuar dje Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Gjykatë Kushtetuese, e cila sipas Pecit ka qenë për të qartësuar aktvendimin e fundit nga Gjykata Kushtetuese e cila ka përcaktuar afatin kohor prej 30 ditësh.

“Presidentja iu ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të qartësuar e potencialisht mesa kuptova për të parë një mundësi për masë të përkohshme që në aktvendimin e fundit Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar për 30 ditë, për të cilin në vazhdimësi unë jam njëri prej tyre që nuk kam arrit me kuptu pse ka dal me një vendim të tillë. Kjo për shkak se në afatin kohor kur është bërë bërë publik vendimi, ne vetëm i kemi pas të ezarume 30 ditë prej ditës 15 prillit. Mes tjerash, Presidentja i ka dhënë një shanc duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese që ajo e ka, dhe si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve, ndoshta edhe me korrektu një pikë të tillë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për shkak se një çështje dhe interpretim i tillë nuk është se i ka ndihmuar shumë institucioneve dhe konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë PEci.

Ai ka thënë se kjo është pozitive dhe se pret që kjo javë të sjell një situatë të re.

Peci në lidhje me ofertën e Kurtit për nismën thotë se ka qenë gjeneroze.

“Me aq sa ne kemi informacione, oferta e kryeministrit për Nismën ka qenë kogja gjeneroze që ata me marrë pozicione të rëndësishme në Qeverinë e ardhshme. Bëhet fjalë për disa pozicione”, ka thënë ai. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz