BallinaLajmeLajmet e Fundit“Ia kemi dërgu ofertën Nisma”-s, Albulena Haxhiu deklarohet para seancës së 51-të

“Ia kemi dërgu ofertën Nisma”-s, Albulena Haxhiu deklarohet para seancës së 51-të

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Sot, për të 51-n herë, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Procesi vazhdon të zvarritet për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për krijimin e shumicës parlamentare dhe ndarjen e pozitave udhëheqëse.

Ndërkohë, kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është deklaruar para seancës, duke bërë të ditur se i kanë dërguar një ofertë subjektit politik Nisma, shkruan IndeksOnline.

“Ja kemi dërguar ofertën Nismës”, ka thënë ajo, duke lënë të kuptohet se janë bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte funksionalizimin e Kuvendit.

Seanca e radhës, e cila vazhdoi edhe të hënën, nuk solli ndonjë përparim konkret, ndërsa mbetet të shihet nëse kjo përpjekje e sotme do të sjellë ndonjë zhvillim të ri në bllokadën politike që ka paralizuar institucionet qysh pas zgjedhjeve./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz