BallinaLajmeLajmet e FunditKishte luajtur në Premier Ligë – Ylli i Copenhagen i habitur nga...

Kishte luajtur në Premier Ligë – Ylli i Copenhagen i habitur nga taktikat e Dritës: S’kam parë kurrë diçka të tilla

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Markimi ekstrem i lojtarëve të FC Copenhagen nga ata të Dritës e habiti Mohamed Elyounoussi-n, sulmuesin norvegjez, i cili nuk kishte përjetuar kurrë diçka të tillë në karrierën e tij.

Mohamed Elyounoussi ka përjetuar shumë gjëra në karrierën e tij, por të martën në mbrëmje ai pati një përvojë të re.

Kampioni i Kosovës, Drita, i cili vizitoi stadiumin Parken në Kopenhagë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve të martën, praktikoi një formë të markimit të lojtarëve që e acaroi shumë norvegjezin 30-vjeçar, shkruan prestigjiozja daneze Ekstra Bladet.

Ish-futbollisti i Southampton në Angli ia tregoi këtë mediave daneze pas ndeshjes, e cila përfundoi 2-0 për Copenhagen.

“Ata ishin shumë të disiplinuar dhe mbulonin aksionet një për një, në një mënyrë shumë ekstreme. Nuk jam përballur kurrë me këtë lloj kundërshtari”, tha Elyounoussi, duke dhënë më shumë detaje.

“Ishte vërtet ekstreme. Sigurisht që kam luajtur kundër ekipeve që kanë luajtur një kundër një më parë, por jo në nivelin ku të ndjek një lojtar kudo”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz