back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTrajneri i Copenhagen: Ishte shumë e vështirë ndaj Dritës

Trajneri i Copenhagen: Ishte shumë e vështirë ndaj Dritës

Të ngjajshme

Selena Gomez festoi ditëlindjen, fansat mahniten nga detajet në tortën e saj

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez festoi ditëlindjen e saj...

Çalhanoglu flet për largimin e mundshëm nga Interi dhe për raportet e tij me Lautaron

Mesfushori turk Hakan Çalhanoğlu ka deklaruar se është “një...

Osmani: Shaban Manaj mbetet simbol i qëndresës dhe vizionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin e...

Partizani pa trajner, Skënder Gega jep dorëheqje

Partizani i Tiranës ka mbetur pa trajner. Kjo pasi që...

Kampionia e Kosovës, Drita sonte u mposht nga Copenhagen me rezultat prej 2-0.

Pas një pjese të parë të mirë, Drita në pjesën e dytë shkaktoi dy penallti, të cilat i konveroi Mattsson.

Pas ndeshjes, foli edhe trajneri i Copenhagen, i cili e komentoi fitoren e ekipit të tij ndaj Dritës.

“Siç pritej, ishte e vështirë të depërtoje përmes Dritës, ndaj kërkoi shumë durim, dhe në përgjithësi jam i kënaqur që fituam 2-0,” tha Jacob Neestrup.

“Mendoj se e nisëm shumë mirë pjesën e parë, ndërsa 10 minutat e para të pjesës së dytë ishin më pak të mira, por u përmirësuam gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës dhe e përfunduam ndeshjen shumë mire”, tha më tutje trajneri.

Ai shtoi: “Siç e thashë, ishim të përgatitur për mënyrën se si ata luajnë, dhe e kemi parë këtë edhe në ndeshjet e tyre ndaj skuadrave që janë pak më të dobëta, në të njëjtin nivel apo pak më të mira se ne. Ata kanë një mbrojtje të fortë, prandaj është çështje balance – siç e përmenda – mes durimit dhe vendosjes së ritmit të lojës, dhe ne nuk ia dolëm gjithmonë në këtë drejtim”.

“Ata na bezdisën me lojën e tyre të thellë dhe topat e gjatë, me të cilët fituan shumë kënde dhe rivënie anësore, gjë që e ndërpriste ritmin e lojës. Pra kishte gjëra që mund t’i bënim më mirë, por fituam 2-0 dhe kemi një pikënisje të mirë përpara se të shkojmë atje pas një jave, megjithatë nuk mendoj se do të jemi shumë superiorë në rezultat pas dy ndeshjeve”, përfundoi ai.

Ndeshja e kthimit luhet në Prishtinë, më 29 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit