back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​“Kërkesa e Osmanit është absurde”, reagimet ndaj Osmani për ndalimin e rrjedhjes...

​“Kërkesa e Osmanit është absurde”, reagimet ndaj Osmani për ndalimin e rrjedhjes së afatit për konstituimin e Kuvendit

Të ngjajshme

Roma zyrtarizon blerjen e radhës

Klubi italian, Roma ka bërë blerjen e radhës në...

KQZ formon Komisionin për Kundërshtimin Administrativ për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas fillimit të periudhës për...

OVL e UÇK-së: I arrestuari në Serbi nuk ishte pjesë e UÇK-së

Nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të sqaruar pasojat juridike nëse deputetët nuk konstituojnë legjislaturën e nëntë deri më 26 korrik, afat i paraparë në aktgjykimin e 26 qershorit të Kushtetueses. Po ashtu Osmani ka kërkuar nga Kushtetuesja t’i vendosë masë të përkohshme rrjedhjes së këtij afati, që skadon më 26 korrik.

Për këto kërkesa të Osmanit, ka pasur reagime nga profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, i cili shprehu shqetësimet e tij me shkresën e Presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka shkruar në Facebook se janë dy aspekte që e shqetësojnë atë.

“Janë dy aspekte që më shqetësojnë: 1. Kërkesa për sqarime është dashur të niset shumë më herët. Nuk bën sens që Presidenti i Republikës të pres ditët e fundit, për ta bërë pyetjen që po e mundon një Kosovë të tërë. Kjo e lë shijen e keqe sikur edhe Presidentja ka taktizuar politikisht. 2. Presidentja Osmani, në kërkesën e dërguar në Kushtetuese, që ka të bëjë me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave, ka paraqitur edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor të Kushtetutës”, ka shkruar Kryeziu.

“Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pa fund, dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të konstituoheshin në një mënyrë jokzushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme”, raportohet të ketë thënë ajo.

Sipas tij, kjo kërkesë është gabim, është absurd, dhe as nuk është në frymën e detyrës për të mbrojtur funksionimin kushtetues të institucioneve.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ka nxjerr afatin 30 ditor nga mendja, pra nuk e ka shpikur atë. Afati 30 ditor buron nga neni 66 i Kushtetutës, rrjedhimisht Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë autoritet ta pezullojë një gjë që del nga Kushtetuta. Është vërtet e habitshme, pse Presidentja e ka bërë këtë kërkesë”, shkruan Kryeziu.

Edhe analisti Burim Ramadani ka reaguar ndaj Osmanit, i cili thekson se formula e kolapsit të shtetit është në fjalët e vetë Albin Kurtit: “Kosova ka qeveri, por s’ka parlament”.

“Të shmanget paralizimi i institucioneve… Po rrezikohet Rendi Kushtetues i vendit tonë… Presidentja s’po mund t’i zbatojë disa nga kompetencat Kushtetuese sepse nuk ka Parlament… Këto janë tri konstatimet e sotme të Presidentes Osmani që kanë dimension të paralajmërimit të rrezikut direkt të Sigurisë Kombëtare”, ka shkruar Ramadani.

“Pra, formula e kolapsit të Kosovës, është fjalia që po e dëgjojmë se: “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!” P.S Presidente, theksoja emrin e këtij rreziku të Sigurisë Kombëtare. Kështu, më në fund fillo të distancohesh (me kërkimfalje) nga ajo që po i bëni Kosovës tash e gati 5 vjet ju “çlirimtarët e Kosovës” nga 14 shkurti 2021”, shkruan ai.

Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja, përkundër që zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.

Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka obliguar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë legjislaturën e nëntë deri më 26 korrik, mirëpo nuk ka specifikuar pasojat juridike nëse nuk ndodh një gjë e tillë.

Kuvendi nesër do të tentojë për herë të 51-të për konstituimin e Kuvendit.

- Advertisement -

Të Fundit