back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditTrajneri i Shkëndijës flet pas fitores ndaj FCSB-së: Nuk jemi favorit për...

Trajneri i Shkëndijës flet pas fitores ndaj FCSB-së: Nuk jemi favorit për ndeshjen e ardhshme, kemi kaluar vetëm gjysmën e rrugës

Të ngjajshme

Selena Gomez festoi ditëlindjen, fansat mahniten nga detajet në tortën e saj

Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez festoi ditëlindjen e saj...

Çalhanoglu flet për largimin e mundshëm nga Interi dhe për raportet e tij me Lautaron

Mesfushori turk Hakan Çalhanoğlu ka deklaruar se është “një...

Osmani: Shaban Manaj mbetet simbol i qëndresës dhe vizionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin e...

Partizani pa trajner, Skënder Gega jep dorëheqje

Partizani i Tiranës ka mbetur pa trajner. Kjo pasi që...

Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri ka folur pas fitores së madhe ndaj FCSB-së në Shkup.

Shkëndija fitoi 1-0 ndaj kampionit rumun, me golin e shënuar nga Alhassan në minutën e 65-të.

Beqiri ka folur pas kësaj fitoreje, duke thënë se FCSB mbetet favorit edhe për ndeshjen e dytë.

“Jam i kënaqur me mënyrën se si luajtën djemtë. Ishin të përkushtuar, luftuan dhe respektuan planin taktik. Në disa momente treguam ndoshta më shumë respekt për kundërshtarin dhe bëmë disa gabime që mund të na kushtonin. Gjithsesi, kemi përballë një ekip shumë cilësor dhe kjo fitore është e rëndësishme, por është vetëm gjysma e rrugës. FCSB mbetet favorit, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Na pret një ndeshje shumë e vështirë në Bukuresht, ku do të japim maksimumin. Shpresoj të shfaqim energji pozitive dhe nëse i shfrytëzojmë rastet, mund të arrijmë një rezultat historik,” u shpreh Beqiri pas ndeshjes.

Ndeshja e kthimit midis FCSB-së dhe Shkëndijës do të zhvillohet më 30 korrik në Bukuresht.

Fituesi i këtij dueli do të përballet në raundin e tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve me më të mirin nga përballja Shamrock Rovers (Irlandë) – Qarabag (Azerbajxhan)./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit