Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i ka uruar fitoren FC Ballkanit në ndeshjen kundër skuadrës malteze, FC Floriana me rezultat 4:2.
Ademi ka thënë se FC Ballkani është rikthyer në garat evropiane me një paraqitje të shkëlqyer, shkruan lajmi.net.
“Ky rezultat dhe loja e mirë e portokallezinjve nga Suhareka japin shpresa të mëdha për kualifikim në raundin e tretë, por padyshim që nevojitet përkushtim i njëjtë edhe në ndeshjen e kthimit. Përgëzime për futbollistët, trajnerët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët për këtë fitore të rëndësishme! Një falënderim i veçantë edhe për tifozët e vegjël nga Suhareka që i dhanë hijeshi kësaj ndeshjeje. Urime dhe suksese edhe në ndeshjen e kthimit!”, ka shkruar Ademi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook:
- Advertisement -