back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVdekja e punëtorit të ndërtimtarisë në Skënderaj, policia thotë se kanë nisur...

Vdekja e punëtorit të ndërtimtarisë në Skënderaj, policia thotë se kanë nisur hetimet

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka nisur hetime lidhur me vdekjen e një punëtori të ndërtimtarisë në vendin e tij të punës në Skënderaj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “17 Shkurti”, ku Policia thotë se është njoftuar se i njëjti kishte probleme shëndetësore dhe se gjendej i shtrirë.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë me dije se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe se hetimet do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

Viktima është një 44-vjeçar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve dhe të krim teknikës e poashtu edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurat e nevojshme ligjore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ndërsa iniciohet rasti ,,Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet  do të vazhdojnë për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Lajmin për vdekjen e 44-vjeçarit e ka konfirmuar fillimisht Kryetari i Komunës, Fadil Nura. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit