Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi është krenuar me punën e tij në këtë komunë.
Ai në emisionin Pressing në T7 thotë se Podujeva tani ka një ndryshim të madh në krahasim me të kaluarën.
“Dilni një ditë në Podujevë, ju qes çaj dhe e shihni Podujevën. Ka ndryshim të madh Podujeva”, tha Bulliqi.
Ai ka përmendur disa nga projketet milionëshe që thotë se janë realizuar apo janë në proces e sipër në komunën e Podujevës.
“Po t’i përmendi vetëm projektet milionëshe që janë realizu apo janë në proces të realizimit. Stacioni i Autobusëve për 60 vite ka qenë barak, për herë të parë Podujeva ka një stacion modern të autobusëve. Urgjenca e qytetit, projekt modern. Po bëhet qendra multifunksionale. Po e bëjmë pishinën gjysmë-olimipike…”, tha mestjerash Bulliqi.