Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve, nga Copenhagen në Danimarkë.
Kampionia e Kosova u mposht 2-0 nga Copenhagen, falë dy penalltive të shënuara nga danezët, e të shkaktuara nga Raddy Ovouka.
Pas pjesës së parë, që u mbyll pa gola dhe ishte disi e barabartë, pjesa e dytë ishte e gjitha e Copenhagen.
Kjo e fundit, fillimisht shënoi në minutën e 70-të përmes penalltisë, të shënuar nga Mattsson, i cili hyri në lojë vetëm një minutë më përpara.

Penalltia e dytë u fitua nga Copenhagen vetëm pesë minuta më vonë.
Në minutën e 76-të ishte përsëri i njëjti që shënoi nga penalltia për 2-0.

Ndeshja e kthimit e këtij dueli luhet një javë më vonë, më 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./GazetaExpress/
