BallinaLajmeLajmet e Fundit“Krejt garën e patem fitu tu e marrë nëpër gojë Hashim Thaçin...

“Krejt garën e patem fitu tu e marrë nëpër gojë Hashim Thaçin – Isa Mustafa bëri koalicion me të”, Bulliqi: VV më së paku është marrë me Limajn

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Shpejtim Bulliqi i VV’së tregon se si në 2014, kur ishte pjesë e LDK’së, e kishin fituar garën duke e përgojuar Hashim Thaçin.

Bulliqi në emisionin Pressing në T7 tha se në atë kohë, Isa Mustafa kishte marrë guximin dhe kishte hyrë në koalicion me Hashim Thaçin. Njëjtë thotë se duhet të bëj opozita edhe sot, të marrë guximin që të zhbllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Në 2014 pata fitu mandatin e deputetit prej LDK, krejt garën e patëm fitu tu e marrë për gojë Hashim Thaçin, dhe Isa Mustafa me qat guximin e liderit, e murr guximin dhe hini me Hashim Thaçin në koalicion dhe e bëri qeverinë. Këtu duhet me pas liderizëm, opozita të mirëfillt, që e merr guximin në momente kritike për me zhblloku procesin”, tha ai.

I pyetur se a ka vepruar njëjtë VV’ja me Fatmir Limajn, pasi aq shumë ishin marrë me të, sa edhe e kanë quajtur ‘Fatmir Bojleri’ – thotë, jo nuk është e njëjta. Ai shton që VV’ja më së paku është marrë me Fatmir Limajn.

“Unë mendoj që VV më së paku është marrë me Fatmir Limajn. Është marrë me LDK e me PDK. NISMA nuk ka qenë një subjekt i llogaritshëm në kuptimin e faktorit për me ardh në këtë situatë”, përfundoi Bulliqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz