Legjenda e rokut, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Kjo ngjarje vjen vetëm disa javë pasi ylli i Black Sabbath doli në skenë për herë të fundit me shokët e tij të grupit në Villa Park në Birmingham.
Ai vdiq “i rrethuar nga dashuria”, tha një deklaratë nga familja e tij të martën në mbrëmje.
Familja tha: “Me më shumë trishtim sesa mund të shprehin fjalët, duhet të raportojmë se Ozzy Osbourne ynë i dashur ka ndërruar jetë këtë mëngjes”.
“Ai ishte me familjen e tij dhe i rrethuar nga dashuria. Ne i kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes sonë në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e familjes.
Ozzy, i cili u bë i njohur si Princi i Errësirës falë sjelljeve të tij në skenë që tërhoqën një mori fansash të rokut të rëndë, luajti një set të shkurtër me pesë këngë duke u ribashkuar me shokët e tij të grupit Geezer Butler, Tony Iommi dhe Bill Ëard në fillim të këtij muaji, ka raportuar The Sun, transmeton Gazeta Express.