back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditOperacioni britaniko – francez, dy  ukrainasve u dështon trafiku i shqiptarëve me...

Operacioni britaniko – francez, dy  ukrainasve u dështon trafiku i shqiptarëve me jaht nga Franca në Angli

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Një operacion i përbashkët mes Agjencisë Kombëtare të Krimeve të Britanisë (NCA), Forcave Kufitare dhe autoriteteve franceze ka çuar në ndalimin e një jahti në brigjet e Isle of Wight, duke zbuluar një tentativë për trafikim të paligjshëm emigrantësh drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas, Vladyslav Cherniavskyi, 37 vjeç, dhe Oleksandr Yavtushenko, 43 vjeç, të cilët janë arrestuar dhe janë akuzuar për ndihmë në imigracion të paligjshëm. Ata do të paraqiten sot (22 korrik) në Gjykatën e Magjistraturës së Portsmouth.

Jahti, që ishte nisur nga veriu i Francës, u pikas në Kanalin Anglez të dielën pasdite (20 korrik) dhe u shoqërua deri në marinën e Gosport në Hampshire nga një anije patrulluese e Forcës Kufitare britanike.

Në bord ndodheshin pesë pasagjerë, një femër nga Vietnami dhe katër shqiptarë, një prej tyre Pellumb Selimi, 29 vjeç – i cili ishte i kërkuar për mungesë paraqitjeje në gjykatë në lidhje me një çështje droge. Selimi është arrestuar dhe do të dalë përpara Gjykatës së Lartë në St Albans.

Zyrtari hetues i lartë i NCA-së, Julian Harriman, deklaroi: “Ky operacion është pjesë e një hetimi të vazhdueshëm të udhëhequr nga NCA në bashkëpunim me autoritetet franceze dhe Gendarmerinë Kombëtare. Ndihma e Forcës Kufitare ka qenë thelbësore. Lufta kundër grupeve kriminale të trafikimit të njerëzve mbetet një prioritet për të dy vendet, Francën dhe Britaninë, dhe do të bëjmë gjithçka për të çmontuar këto rrjete kriminale.”

Të arrestuarit ndodhen ende në paraburgim dhe hetimet janë në vazhdim./TCH

Të Fundit

Sport

ShowBiz