BallinaLajmeLajmet e FunditEkskluzive: Osmani i çon 27 faqe në Kushtetuese për krizën në Kuvend,...

Ekskluzive: Osmani i çon 27 faqe në Kushtetuese për krizën në Kuvend, cilat janë 7 kërkesat kyçe të saj (Dokumenti i plotë)

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Gazeta Express ka siguruar kërkesën që presidentja Osmani ia ka dërguar Gjykatës Kushtetuese “për vlerësimin e konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113(3)(1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Në hyrje thuhet se presidentja i është adresuar Kushtetuses pas përpjekjeve të vazhdueshme të saj për la lehtësuar procesin e një marrëveshjeje politike që do të rezultonte me konstituimin e Kuvendit.

Sa i përket masës së përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së mëtejme të afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit, presidentja thotë se parandalon dëm të pariparueshëm dhe se është në interes publik.

Ndërsa në përfundim thuhet se mungesa e kuvendit po rezulton me rrezikim të ushtrimit të sovranitetit të Kosovës përmes përfaqësuesve të zgjedhur, formës së qeverisjes dhe ndarjes së pushteteve dhe vlerave të Republikës së Kosovës.

“Nga sa u tha më lartë, vërtetohet se mungesa e Kuvendit dhe fakti që kemi një Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara dhe pa mbikëqyrje parlamentare, si dhe cenimi dhe konflikti i kompetencave në mes pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, përfshirë cenimin e ushtrimit të kompetencave kushtetuese të Presidentes, po rezulton gjithashtu me rrezikim të (a) ushtrimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës përmes përfaqësuesve të zgjedhur (neni 2 i Kushtetutës), (b) formës së qeverisjes dhe ndarjen e pushteteve (neni 4 i  Kushtetutës), dhe c) vlerave të Republikës së Kosovës (neni 7 i Kushtetutës).”

Presidentja kësisoj ka kërkuar nga Gjykata që:

  • Të shpallë kërkesën të pranueshme;
  • Të miratojë kërkesën për masë të përkohshme;
  • Ta bëjë vlersimin preventiv (ex ante) të konfliktit të kompetencave mes institucioneve kushtetuese në rast të konstituimit të Kuvendit pas afatit kushtetues;
  • Ta zgjidhë konfliktin kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të mungesës së konstiuimit të Kuvendit brenda afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;
  • Ta zgjidhë konfliktin kushtetues të kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat juridike të konstituimit të Kuvendit pas afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;
  • Ta zgjidhë konfliktin e kompetencave, përfshirë lidhur me pasojat në ushtrimin e kompetencave të Presidentes së Republikës në raport me një Kuvend që mund të konstituohet pas afatit të caktuar në nenin 66 (1) të Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO 124/25;
  • T`i sqarojë të gjitha efektet e tjera juridike lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues.

Dokumenti i plotë i siguruar nga Express:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz