BallinaLajmeLajmet e FunditBE ndan milionat e Planit të Rritjes për të dytën herë për...

BE ndan milionat e Planit të Rritjes për të dytën herë për Serbinë, Shqipërinë e Malin e Zi, Kosova ende në bllokadë pa asnjë cent

Të ngjajshme

Arbeloa konfirmon se Mbappe do të luaj ndaj Cityt

Trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa ka qenë së fundi...

Rreth 100 familje në Hajvali pa energji elektrike që nga mesdita

Banorët e rrugës “Pavarësia” në Hajvali kanë mbetur pa...

Testi i syve mund të zbulojë Alzheimerin herët

Një kontroll i zakonshëm i syve mund të zbulojë...

Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes ka njoftuar se sot ka aprovuar një paketë prej 87.7 milionë eurosh për investime në energjie të pastër për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Kjo shumë është miratuar nga Bordi Operacional i Kornizës për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, këto investime do të përmirësojnë rrjetet e energjisë, hidrocentralet dhe do të ofrojnë zgjidhje për ngrohje me energji diellore.

Kosova për shkak të bllokadës politike është vendi i vetëm që ka dorëzuar Agjendën e Reformave por që s’ka pranuar ende pagesën e parë, ndërkohë që sot BE përveç pagesës së parë, për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë ka ndarë edhe milionat e dyta.

Edhe nga Brukseli janë të shqetësuar që Kosova ende s’ka institucione të reja, Kuvend e Qeveri, për të aprovuar marrëveshjen me BE-në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz