back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditBritania, sanksione ndaj trafikantëve

Britania, sanksione ndaj trafikantëve

Të ngjajshme

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...
- Advertisement -

Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që vendos sanksione ndaj të gjithë individëve që nxisin dhe ndihmojnë migracionin e jashtëligjshëm, masa të njëjta me ato që jemi mësuar të merren ndaj personave të lidhur me sulmin rus në Ukrainë.

Duke nisur nga e mërkura, kush fut ilegalisht njerëz në territorin e Mbretërisë së Bashkuar do të përballet me masa të ashpra si ngrirje asetesh, ndalim i hyrjes në vend dhe përjashtim nga sistemi financiar britanik.

Në shënjestër janë pjesëtarët e grupeve kriminale të trafikantëve që synojnë të përfitojnë shuma të konsiderueshme në kurriz të emigrantëve të pambrojtur. Në listën e zezë të sanksioneve do të përfshihen edhe ata që shesin pajisje për kalime të rrezikshme me varka të vogla, falsifikojnë pasaporta apo realizojnë pagesa përmes rrjeteve të paligjshme.

Objektivat e parë do të shpallen që të mërkurën. Vitet e fundit, Britania e Madhe është përballur me dyndje masive nga brigjet e saj jugore të emigrantëve të jashtëligjshëm, çka ka shkaktuar kaos në vend dhe reagimin e faktorëve politikë për gjetjen e mënyrave për frenimin urgjent të këtij fenomeni.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz