BallinaLajmeLajmet e FunditMbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe provat...

Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe provat që do i përdorë për rastin e vet

Të ngjajshme

Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët

Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me...

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Audi ka konfirmuar rikthimin e njërit prej modeleve të...

Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë–Pejë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në...

 Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, u bë e ditur se mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit ka dorëzuar listën e dëshmitarëve dhe provave që do përdorin për çështjen e tyre.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, i cili njoftoi se këto parashtrime nga mbrojtja janë bërë më 21 korrik 2025.

“Të hënën, mbrojtja e Krasniqit dhe e Thaçit dorëzuan listën me provat materiale. Rrjedhimisht, trupi gjykues dëshiron të informohet nga mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit që dokumentet që u dorëzuan dje, janë tërësi e dokumenteve që synojnë të përdorin ekipet e mbrojtjes”, tha Smith III.

Avokati Aiden Ellis i cili përfaqëson Krasniqin, tha se për momentin nuk parashikojnë të dorëzojnë prova të tjera, por që nuk mund të japin informata tani se në çfarë forme do i dorëzojnë këto prova./BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz