BallinaLajmeLajmet e FunditKomisioni për verifikimin e testit pranues në Fakultetin e Mjekësisë konstaton se...

Komisioni për verifikimin e testit pranues në Fakultetin e Mjekësisë konstaton se testimi ishte kredibil

Të ngjajshme

Donnarumma: Kartoni i kuq vendimtar, kështu e ka futbolli

Portieri i Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma e ka komentuar...

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe...

Shërbimi Suedez i Sigurisë: Rusia, Kina dhe Irani vënë në shënjestër Suedinë

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha...

Kërkohet për grabitje me armë, policia publikon videon e rastit

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, me autorizim...

Komisioni për verifikimin e përmbajtjes së pyetjeve të provimit pranues të Fakultetit të Mjekësisë, i themeluar nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, pas pretendimeve të disa kandidatëve se ka pasur lëshime në këtë test, ka hartuar raportin e detajuar për këtë çështje bashkë me rekomandimin përfundimtar.

“Komisioni i përbërë nga profesorët Bashkim Thaçi e Arlinda Bytyqi-Damoni, ekspertë për lëndën e Kimisë dhe profesori Bekim Gashi, ekspert për lëndën e Biologjisë, konstatuan njëzëri se ndonjë lëshim teknik që mund të ketë ndodhur në testin e Kimisë në asnjë mënyrë nuk e cenon kredibilitetin e procesit të testimit të kandidatëve për pranim në Fakultetin e Mjekësisë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Komisioni për verifikimin e përmbajtjes së pyetjeve të provimit pranues të Fakultetit të Mjekësisë, i themeluar nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, pas pretendimeve të disa kandidatëve se ka pasur lëshime në këtë test, ka hartuar raportin e detajuar për këtë çështje bashkë me rekomandimin përfundimtar.

Komisioni i përbërë nga profesorët Bashkim Thaçi e Arlinda Bytyqi-Damoni, ekspertë për lëndën e Kimisë dhe profesori Bekim Gashi, ekspert për lëndën e Biologjisë, konstatuan njëzëri se ndonjë lëshim teknik që mund të ketë ndodhur në testin e Kimisë në asnjë mënyrë nuk e cenon kredibilitetin e procesit të testimit të kandidatëve për pranim në Fakultetin e Mjekësisë.

Komisioni, për më shumë, konstatoi njëzëri se:

„Për të gjithë nxënësit me përgatitje mesatare lëshimet teknike në test [të kimisë] konsiderohen që nuk kanë ndikim në zgjidhjen e detyrave dhe si rezultat në përzgjedhjen e alternativës së saktë.”

Komisioni i pavarur dhe i përbërë nga anëtarët që nuk morën pjesë as në përgatitjen e pyetjeve për provimin pranues, e as në Komisionin për ankesa, pas shqyrtimit të të gjitha pretendimeve për lëshime, po ashtu, erdhi në përfundim se në testin e Biologjisë nuk është bërë ndonjë lëshim i natyrës teknike apo përmbajtjesore.

Universiteti i Prishtinës i siguron të gjithë të testuarit dhe qytetarët e Kosovës se në të gjitha rastet e proceset dhe pa asnjë dallim, do të veprojë me transparencë, ligjshmëri e meritokraci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz