back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditMbytet në det aktori i njohur

Mbytet në det aktori i njohur

Të ngjajshme

​Gjigantët evropian ofrojnë shuma marramendëse për Palmer

Manchester City mund të përpiqet ta dobësojë seriozisht Chelsean...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, më 20 korrik...

Merz nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, është nën presion për të...

Aktori i njohur i “The Cosby Show”, Malcolm-Jamal Warner, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Ai vdiq si pasojë e mbytjes, ndërsa ishte me pushime me familjen në Kosta Rika.

“Rreth orës 14:00 të dielën, Warner ndodhej në det dhe u zhyt në një rrymë e fortë”, thuhet në një deklarate të policisë, e siguruar nga The Post.

Ai u nxor nga uji nga persona që ndodheshin pranë plazhit Cocles, në Limon dhe u dërgua në breg, ku Kryqi i Kuq i Kosta Rikës tentoi ta sillte në jetë, por për fat të keq ishte vonë. Aktori u shpall i vdekur në vendngjarje.
 
Shkaku i vdekjes është përcaktuar si asfiksim nga mbytja, sipas autoriteteve.
 
I nominuar për Emmy, Malcolm la pas bashkëshorten dhe një vajzë, emrat e të cilave nuk janë bërë publikë, pasi aktori i ndjerë shquhej për faktin se ishte njeri shumë privat.

Ndërron jetë në moshën 54-vjeçare aktori i njohur
- Advertisement -

Të Fundit