BallinaLajmeLajmet e Fundit“Pamjet nga Gaza janë të papërballueshme”, Von der Leyen thirrje Izraelit: Vuajtja...

“Pamjet nga Gaza janë të papërballueshme”, Von der Leyen thirrje Izraelit: Vuajtja duhet të ndalojë tani

Të ngjajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka komentuar situatën në Gaza duke thënë se pamjet nga atje janë “të papërballueshme” e duke shtuar se  “civilët nuk mund të jenë objektiva, kurrë“.

“Pamjet nga Gaza janë të papërballueshme. Bashkimi Evropian përsërit thirrjen për një rrjedhë të lirë, të sigurt dhe të shpejtë të ndihmës humanitare. Dhe për respektim të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe atij humanitar. Civilët në Gaza kanë vuajtur tepër, për një kohë shumë të gjatë. Kjo duhet të ndalojë tani. Izraeli duhet të përmbushë zotimet e tij,” është shprehur presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen

Kujtojmë se është raportuar që në 24 orët e fundit të paktën 21 fëmijë kanë vdekur nga uria, ndërkohë që situata humanitare po përkeqësohet me shpejtësi.

Zyrtarët e OKB-së e përshkruajnë Gazën si një “ferr mbi tokë”, me spitalet që janë të mbingarkuara dhe mbi 1,000 njerëz që kanë humbur jetën që nga fundi i majit vetëm duke u përpjekur të sigurojnë ushqim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz