back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Vazhdojmë programin bërthamor”, Teherani: Është krenari kombëtare, sulmet na dëmtuan

“Vazhdojmë programin bërthamor”, Teherani: Është krenari kombëtare, sulmet na dëmtuan

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Irani nuk do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Kështu tha ministri i jashtëm i vendit Abbas Araghchi, i cili pranoi se objektet bërthamore të vendit kanë pësuar dëme të konsuderueshme nga sulmet amerikane dhe izraelite.

- Advertisement -

Në një intervistë për Fox News, Araghchi tha se aktualisht programi është ndalur sepse dëmi është serioz dhe domethënës. Megjithatë ai theksoi se Teherani nuk do heqë dorë nga pasurimi i uraniumit pasi kjo është një arritje e shkencëtarëve vendas dhe mbi të gjitha një çështje krenarie kombëtare.

Deklarata e kreut të diplomacisë iraniane vjen teksa Teherani pritet të mbajë bisedime me vendet europiane në lidhje me programin e vet bërthamor.

Bisedimet mes Iranit, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe do të mbahen të premten në Stamboll dhe janë të parat që nga arritja e një armëpushimi pas një lufte 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit, ku u përfshinë dhe Shtetet e Bashkuara. Pjesë e bisedimeve do të jetë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Kaja Kallas.

Sipas një marrëveshjeje të vitit 2015, e cila synonte të kufizonte aktivitetet bërthamore, Irani pranoi kufizime të konsiderueshme në programin e tij në këmbim të një lehtësimi të sanksioneve.

Marrëveshja nisi të mos zbatohej në vitin 2018, kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën prej saj dhe filluan të rivendosnin disa sanksione.

Vendet evropiane kohët e fundit kanë paralajmëruar se nëse Teherani nuk respekton marrëveshjen dhe nuk ulet ne bisedime, deri në fund të muajt gusht, sanksionet do të rikthehen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz