BallinaLajmeLajmet e FunditAbdixhiku për opinionin e GJND’së: S’ishte vetëm një fitore ligjore, por një...

Abdixhiku për opinionin e GJND’së: S’ishte vetëm një fitore ligjore, por një vulë legjitimiteti ndërkombëtar për shtetësinë e Kosovës

Të ngjajshme

Haxhiu për 24 Marsin: NATO dhe UÇK-ja vulosën fatin e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 24 marsin...

Kush janë vendet me ajrin më të pastër dhe më të ndotur në botë

Vetëm 14 përqind e qyteteve në mbarë botën ofrojnë...

Kurti pranoi letër urimi nga kancelari i Austrisë, Christian Stocker

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër...

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri...

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se opinioni i GJND’së ishte një vulë legjitimiteti ndërkombëtar për shtetësinë e Kosovës.

 “Më 22 korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ky konstatim historik ishte rezultat i një pune të përkushtuar të njerëzve më profesionistë dhe përkrahjes së pakusht të aleatëve tanë ndërkombëtarë, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet demokratike të Bashkimit Evropian. Ky vendim nuk ishte vetëm një fitore ligjore, por një vulë legjitimiteti ndërkombëtar për shtetësinë e Kosovës, për të drejtën tonë historike dhe politike për të qenë të lirë dhe të pavarur.”

Ai ka thënë se LDK mbetet krenare për rolin e saj në këtë proces.

“Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet krenare për rolin e saj të pazëvendësueshëm në të gjithë këtë proces, në rrugën e shtetformimit dhe të afirmimit ndërkombëtar të Kosovës. Sot, 15 vjet më pas, përkujtojmë me respekt të gjithë ata që kontribuan në këtë të arritur madhore dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për një Kosovë demokratike dhe të barabartë mes kombeve të lira.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz