back to top
Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGjykata e Apelit redukton orarin e punës për shkak të temperaturave ekstreme

Gjykata e Apelit redukton orarin e punës për shkak të temperaturave ekstreme

Të ngjajshme

Arrihet marrëveshja, ky lojtar gjatë kësaj jave kryen testet mjekësore të Milan

Mbrojtësi i majtë, Pervis Estupiñán, pritet të udhëtojë këtë...

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua sot nga BIA serbe

Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lulzim Halili, është...

Parashikimi i motit për të mërkurën

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell...

Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se do të punojë me orar të reduktuar, si pasojë e temperaturave jashtëzakonisht të larta të paralajmëruara nga institucionet kompetente.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Facebook-ut, Gjykata thekson se vendimi është marrë në bazë të vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nr.261/2025, të datës 27 qershor 2025.

“Për shkak të ndryshimeve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet kompetente për temperatura jashtëzakonisht të larta në ditët në vijim, nga sot, kjo gjykatë do të punojë me orar të reduktuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Gjykata e Apelit bën të ditur se masat do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimi i menaxhmentit të gjykatës:

“Këto masa do të rishikohen në vazhdimësi, varësisht nga kushtet klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës, në bazë të rrethanave teknike.”

- Advertisement -

Të Fundit