back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKFOR-i vendos shenja të reja përgjatë kufirit me Serbinë

KFOR-i vendos shenja të reja përgjatë kufirit me Serbinë

Të ngjajshme

Misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se filluar të përmirësojë dukshmërinë përgjatë gjithë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, vijë të cilës ky mision i referohet si Vijë Kufitare Administrative (ABL).

Sipas njoftimit, tani më janë vendosur shenja të reja paralajmëruese dhe janë rinovuar disa nga ato më të vjetrat.

“Qëllimi është të zvogëlohet rreziku i kalimeve të paqëllimshme”, tha KFOR-i, duke theksuar se vendosja e tyre shërben si shenjë paralajmërimi për njerëzit se po i afrohen kufirit.

“Një aktivitet i tillë pasqyron angazhimin e paanshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, u tha në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit