back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIsh-lojtari i Atleticos braktis Evropën, gati t’i bashkohet Flamengos

Ish-lojtari i Atleticos braktis Evropën, gati t’i bashkohet Flamengos

Të ngjajshme

Një ish-lojtar i Atleticos, do të marrë rrugën drejt Brazilit.

Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Saul Niguez, i cili ka arritur marrëveshje me gjigantin brazilian, Flamengo.

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, Saul do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare e gjysmë me Flamengon, duke u ribashkuar kështu me ish-bashkëlojtarin tashmë trajnerin e tij, Filipe Luis.

Gjatë këtyre ditëve ai ishte shumë afër transferimit te Trabzonspori, por që futbollisti ndryshoi mendje dhe si pasojë dështoi marrëveshja.

Saul, kishte qenë pjesë e skuadrave si Rayo Vallecano, Atletico Madridi, Chelsea dhe Sevilla.

Suksesin më të madh e kishte te Atletico, ku arriti të fitonte La Ligën, 2 herë Europa Leaguen, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Mbretit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit