back to top
Wednesday, July 23, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të...

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Shtime, të cilit i ka gjetur në veturë një armë zjarri.

I dyshuari është M.A 45 vjeç dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ky rast po hetohet nga autoritetet si vepër penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.  

Lidhur me këtë rast në rrugën “Ahmet Shtimja”, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë të hënën, më 21 korrik.

“Pas reagimit të shpejtë të njësive policore, automjeti i dyshuar është lokalizuar dhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor së bashku me automjetin. Gjatë kontrollit, arma e zjarrit [pushkë gjysmë- automatike] është konfiskuar”, njoftoi Policia e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit