Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:50, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe turistëve të shumtë.
Sipas të dhënave paraprake, lënda eksplozive ishte vendosur në një automjet të parkuar, që rezulton në pronësi të Klaus Jaçajt, 31 vjeç, person i shpallur në kërkim nga Policia për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e 17 korrikut, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, shkruan A2 CNN.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por automjeti është dëmtuar rëndë, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale edhe në objektet përreth.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Indeksonline/