Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKlubi anglez që po i afrohet nënshkrimit me Xavi Simons

Klubi anglez që po i afrohet nënshkrimit me Xavi Simons

Të ngjajshme

Chelsea ka aktivizuar zyrtarisht operacionin për të nënshkruar me Xavi Simons, një prej talenteve më të ndritur të merkatos verore. Sipas Sky Sports Germany, drejtuesit e klubit londinez kanë filluar bisedimet me RB Leipzig për të kuptuar kushtet e mundshme të transferimit të 22-vjeçarit holandez.

Simons spikati në Bundesliga sezonin e fundit me 11 gola dhe 8 asistime në 33 ndeshje, pasi Leipzig vendosi ta blejë përfundimisht për rreth 50 milionë euro nga PSG, ku ishte i huazuar. Me paraqitjet e tij, ai ka tërhequr vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë, por Arsenal dhe Liverpool tashmë janë tërhequr nga gara – një zhvillim që i hap rrugën Chelsea-s.

Në horizont qëndron edhe Bayern Munich, por me më pak urgjencë, pasi fokusi i bavarezëve aktualisht është te transferimi i Luis Díaz nga Liverpool.

Simons, i rritur në akademinë e La Masia-s te Barcelona, është një futbollist që kombinon teknikën, kreativitetin dhe maturinë taktike – cilësi që përputhen në mënyrë ideale me projektin e ri të Chelsea-s, që pas epokës Pochettino, po ndërtohet me një grup të ri, të ri dhe ambicioz.

Nëse transferimi finalizohet, Xavi Simons pritet të jetë “qershia mbi tortë” për një ekip që ka fituar së fundmi Kupën e Botës për Klube dhe që synon të dominojë në Angli dhe Evropë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit