Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPërparim Rama në garë edhe për një mandat në krye të Prishtinës,...

Përparim Rama në garë edhe për një mandat në krye të Prishtinës, LDK zyrtarizon kandidaturën e tij të enjten

Të ngjajshme

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zyrtarizojë të enjten kandidaturën e Përparim Ramës për Kryetar të Prishtinës, edhe për një mandat.

Ceremonia do të mbahet në orën 20:00, tek Amfiteatri – Pishina e Gërmisë.

Rama ishte zgjedhur Kryetar i Prishtinës në zgjedhjet e vitit 2021, pasi në balotazh kishte mundur kandidatin e Vetëvendosjes, Arben Vitinë.

Rama para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës.

- Advertisement -

Të Fundit