Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditJeta erdhi nga meteorët?/ Shkencëtarët zbulojnë elementet e ADN në një meteor...

Jeta erdhi nga meteorët?/ Shkencëtarët zbulojnë elementet e ADN në një meteor të rënë në tokë

Të ngjajshme

E papritur, Gjesti konfirmon lidhjen e dashurisë?

Ka disa ditë që në mediat rozë po përfolet...

Dërguti: Oferta e Kurtit për Limajn e pandershme gjoja po i jep hise në ministri

Opinionistja Aida Dërguti tha se oferta e kryeministrit në...

Ish-lojtari i Atleticos braktis Evropën, gati t’i bashkohet Flamengos

Një ish-lojtar i Atleticos, do të marrë rrugën drejt...

E kryer, Milani gjen zëvëndësuesin e Theo Hernandezit

Milani duket se ka gjetur zëvëndësuesin e francezit, Theo...

Teoria se jeta në tokë erdhi nga hapësira po forcohet gjithnjë e më shumë teksa shkencëtarët kanë bërë një zbulim të rëndësishëm.

Në një laborator në Japoni një grup i vogël astrobiologësh që punojnë për Agjencinë Japoneze të Eksplorimit Hapësinor, zbuluan elementet e ADN-së njerëzore në një meteor të rënë në tokë, në Australi në vitin 1969.

Meteori Murchison nuk iu nënshtrua një analize të zakonshme. Shkencëtarët nuk kërkuan për metale ose minerale të rralla, por për themelet molekulare të ADN-së dhe ARN-së.

Në mostrat e meteorit ata zbuluan të pesta bazat e ADN-së, adenina, guanina, citozina, timina dhe uracili.

Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë hedhur idenë se jeta në tokë, ose të paktën përbërësit e saj, erdhën nga hapësira. Meteoritët përmbajnë aminoacide, blloqet ndërtuese të proteinave. Por deri vonë, vetëm disa nga bazat e ADN-së dhe ARN-së ishin zbuluar në shkëmbinjtë hapësinorë, dhe gjithmonë në kushte të kufizuara ose të diskutueshme. Citozina dhe timina, në veçanti, kishin mbetur të pakapshme.

Meteorët e studiuar erdhën nga asteroidët Ryugu dhe Bennu, të dy të pasur me karbon dhe që mendohet se janë mbi 4.5 miliardë vjeç, ndoshta pak më të vjetër se vetë toka.

- Advertisement -

Të Fundit