Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani falënderon Katarin për sigurimin e protezave të invalidëve të luftës

Osmani falënderon Katarin për sigurimin e protezave të invalidëve të luftës

Të ngjajshme

Klubi anglez që po i afrohet nënshkrimit me Xavi Simons

Chelsea ka aktivizuar zyrtarisht operacionin për të nënshkruar me...

Ndryshimet që do të bëhen në Gjermani gjatë gushtit

Nga mbyllja e linjës hekurudhore Berlin-Hamburg për rikonstruksion, te...

Pritje 35 minuta te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të...

Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po...

Presidentja Osmani priti Ambasadorin e Shtetit të Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim Ambasadorin e Shtetit të Katarit për Kosovën, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Me të, Osmani diskutoi mbi avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy shteteve.

“Në takim u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Katarit, si dhe u diskutuan mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në fokus të takimit ishte falënderimi i veçantë i Presidentes Osmani për mbështetjen konkrete të ofruar nga Katari për sigurimin e protezave për invalidët e luftës, një iniciativë që po realizohet nëpërmjet angazhimit të Presidentes dhe mbështetjes së institucioneve partnere në Katar.

“Presidentja e vlerësoi këtë hap si një shembull kuptimplotë të solidaritetit dhe humanizmit që forcon lidhjet midis dy popujve”, thuhet më tej në njoftim.

Shefja e shtetit të Kosovës dhe Ambasadori Al Dosari shprehën vullnetin për t`i forcuar edhe më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit