Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPolicia gjen armë në Mitrovicë të Veriut

Policia gjen armë në Mitrovicë të Veriut

Të ngjajshme

Ndryshimet që do të bëhen në Gjermani gjatë gushtit

Nga mbyllja e linjës hekurudhore Berlin-Hamburg për rikonstruksion, te...

Pritje 35 minuta te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të...

Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po...

Liverpooli po e transferon yllin e Real Madridit

E ardhmja e Luis Díaz te Liverpool është ende...

Sot rreth orës 14:05, njësitë policore në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, përmes rrugëve operative, kanë pranuar informacion se në një kompleks banesor të pabanuar në rrugën “Anka Spaic” në Mitrovicë të Veriut mund të ketë prani të armëve të zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, prodhim serb.

Armët janë sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”

- Advertisement -

Të Fundit