Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditA do t’ia japë Limajt postin e kryeparlamentarit, Kurti refuzon të ndajë...

A do t’ia japë Limajt postin e kryeparlamentarit, Kurti refuzon të ndajë detaje, thotë se po punon për marrëveshje në këtë javë

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet nëse do t’ia japë postin e kryeparlamentarit Fatmir Limajt.

Ai e përsëriti që ia ka bërë një ofertë Nismës, por nuk dha detaje.

Kurti shtoi se në këtë fundjavë ose do të jetë lajmi për marrëveshjen e arritur ose jo.

“Unë kam bërë një ofertë për Nismës Socialdemokrate dhe nuk do të mund të diskutojë elementet përbërëse para se të finalizohen ato biseda. Unë uroj e shpresoj sepse punoj që kjo të bëhet në këtë javë, të përmbyllet, e kësisoj ju kërkoj edhe pak durim sepse në këtë fundjavë ose do ta kemi lajmi për marrëveshjen e arritur ose mungesën e tij”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit