Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Mos hesht”-Policia e Kosovës thirrje qytetarëve ta raportojnë dhunën në familje

“Mos hesht”-Policia e Kosovës thirrje qytetarëve ta raportojnë dhunën në familje

Të ngjajshme

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ta raportojnë dhunën në familje.

“Mos hesht! Raporto dhunën në familje. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt.

📞 Thirrni 192 ose falas në 0800 19999

Policia e Kosovës është gjithmonë aty për t’ju mbrojtur!”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

POLICIA E KOSOVËS

Për një shoqëri të barabartë, thuaj JO dhunës në familje!

Dhuna në familje është një problem serioz që prek çdo aspekt të jetës sonë shoqërore dhe njerëzore. Asnjë person nuk duhet të jetojë i frikësuar apo i dhunuar në shtëpinë e tij. Ne të gjithë kemi të drejtë të jetojmë në siguri, respekt dhe pa dhunë.

Mos hesht! Raporto dhunën në familje. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të sigurt.

Si ta raportoni?

📞 Thirrni 192 ose falas në 0800 19999

Policia e Kosovës është gjithmonë aty për t’ju mbrojtur!

- Advertisement -

Të Fundit