Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditArrestohet një 24 vjeçar në Gjilan, shtiu me armë zjarri në një...

Arrestohet një 24 vjeçar në Gjilan, shtiu me armë zjarri në një dasmë

Të ngjajshme

Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informacion se dje më 20 korrik ka pas të shtëna me armë zjarri në një lagje në Gjilan.

Ata kanë dal në vendngjarje dhe kanë takuar të dyshuarin me inicialet Ç.S të moshës 24 vjeçare e që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një dasmë.

Nga i dyshuari në këtë rast janë konfiskuar një (1) armë pistoletë e llojit ZORKI e kalibrit 9mm dhe një karikator i zbrazët. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të Prokurorit të Shteti rasti cilësohet ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ .

“Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj ,,Festoni me zemër, jo me armë’’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit