Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit​Abdixhiku i quan të pavërteta pretendimet e Bahtirit për koalicion LDK-PDK

​Abdixhiku i quan të pavërteta pretendimet e Bahtirit për koalicion LDK-PDK

Të ngjajshme

Klubi anglez që po i afrohet nënshkrimit me Xavi Simons

Chelsea ka aktivizuar zyrtarisht operacionin për të nënshkruar me...

Ndryshimet që do të bëhen në Gjermani gjatë gushtit

Nga mbyllja e linjës hekurudhore Berlin-Hamburg për rikonstruksion, te...

Pritje 35 minuta te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të...

Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, i ka quajtur të pavërteta deklarimet e deputetit të LVV-së, Agim Bahtiri se LDK-ja dhe PDK-ja në ditët në vijim do të bëjnë një koalicion për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pas dështimit të 50-të për konstituimin e Kuvendit, Abdixhiku tha se nuk pret ndryshim të gjendjes në legjislativ edhe ditët në vijim, përkundër obligimit nga Gjykata Kushtetuese që deri më 26 korrik të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Absolutisht e pavërtetë. Kush është Agim Bahtiri me bë temë kështu. Kjo nuk është e rëndësishme. Qëndrimet dhe pozicionet e LDK-së i dini”, tha ai.

Sipas tij, pasi të kalon afati i paraparë në aktgjykimin e kushtueses duhet një interpretim i ri nga ky institucion dhe të shihet sesi të procedohet tutje me vazhdimin e seancave çdo 48-orë apo jo.

“Nuk shoh dhe nuk pres ndonjë zgjidhje as në ditët e mbetura. Ajo çka pritet pas afatit 30-ditor të kemi një interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese. Një interpretim e kemi siç e kemi edhe një mosrespektim të saj. Kemi përmbysje të rendit kushtetues…Do të shohim si të procedohet tutje por është e qartë se pas 30 ditëve ky kuvend nëse nuk konstituohet ka huq afatet nga Kushtetuesja dhe duhet interpretim i ri”, shtoi Abdixhiku.

Krahas kësaj, ai i bëri thirrje prokurorisë që të veprojë pas vendimit të Gjykatës Supreme, ku theksohet se një deputet i certifikuar nuk mund të ushtrojë edhe poste në ekzekutiv.

“Sot po bëhen 1 javë që nga vendimi i Gjykatës Supreme që konstaton përfundimisht se ministrat dhe kryeministri janë uzurpator të qeverisë. Prokuroria duhet të veprojë pasi është e paprecedent”, theksoi Abdixhiku.

- Advertisement -

Të Fundit